Telegrafi

United, Barcelona, Juventus dhe Bayerni e duan sensacionin e River Plates

Manchester United është duke tentuar të transferojë Julian Alvarez nga River Plate.

Djajtë e Kuq e dinë se për t’u futur në top katër në Ligën Premier, u duhen edhe disa përforcime.

Sipas asaj që raporton Ole, Manchester United ka filluar bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit për ta transferuar në janar.

Lojtari 21-vjeçari është i gatshëm të kalojë në Evropë, por United nuk është skuadra e vetme që i do shërbimet e tij.

Bayern Munich, Juventus dhe Barcelona, janë po ashtu të interesuara për transferimin e Alvarez.

Sulmuesi ka shënuar deri më tani 18 gola dhe ka bërë gjashtë asistime për River Plate dhe kjo ka zgjuar interesimin e klubeve evropiane. /Telegrafi/