Manchester United i është bashkuar garës me Chelsean dhe Barcelonën për yllin e Romës, Alessandro Florenzi.
Futbollisti italian ishte vendimtar në ndeshjen kundër Udineses, ku edhe shënoi golin e dytë në fitoren 2-1.
Ai mund të luajë disa pozita, si mbrojtës i krahut, sulmues anësor dhe mesfushor.
Sipas Transfermarketëeb, Manchester United është i gatshëm ta ofrojë lojtarin sezonin e ardhshëm.
Ai po ashtu pëlqehet edhe nga Barcelona dhe Antonio Conte që do të jetë trajner i Chelseat.
Ai ka kontratë deri në vitin 2019 me Romën dhe besohet se ai vlen 28 milionë euro. /Telegrafi/