Site icon Telegrafi

Unikkatili uron: Gëzuar ditën e Pavarësisë Dardania?! (Foto)

Reperi Viktor Paloka, i njohur për të gjithë si Unikkatili nuk ka harruar të urojë festën e 17 shkurtit, ditën më të rëndësishme për kosovarët.

Ai ka shfrytëzuar llogarinë e tij zyrtare në Facebook për ta bërë këtë, gjersa ka zgjedhur ta urojë festën në mënyrë shumë të veçantë.

Unikkatil nuk ka publikuar flamurin e Kosovës, por atë kombëtarë bashkë me stemën e Dardanisë, flamur të cilin e kishte përdorur i ndjeri presidenti Ibrahim Rugova për flamurin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Madje, reperi ka shkruar edhe në mbishkrimin e fotografisë: “Urime ditën e Pavarësisë Dardani”.

Lexo po ashtu Lorik Cana ka dy fjalë për Noizyn dhe Unikkatilin (Video)

Të mos jetë i kënaqur reperi me flamurin e Kosovës, që publikon imazhe vetëm të atij kombëtar?

Këtë gjë ai nuk e ka treguar asnjëherë, megjithatë e rëndësishnme është që ai nuk e harroi këtë ditë, dhe fansat e shumtë e uruan edhe atë për festën. /Telegrafi/

Exit mobile version