Dy nga reperët e njohur të labelit TBA i kanë befasuar fansat e tyre me publikim e një projekti të ri në orët e vona të datës 31 korrik.
Bëhet fjalë për Unikkatilin dhe Klepton, të cilët kanë sjellë për fansat e tyre këngën e re “Ça jon”.
Kënga është punuar nga vet reperët, të cilët kanë shkruar gjithashtu edhe tekstin.
Unikkatili ishte ai i cili i informoi fansat për këngën e re përmes një videoje të hedhur në rrjetin social Instagram.
Ai ka qenë shumë aktiv këtë vi me projekte të reja, duke e cilësuar kështu vitin 2018 si vit të rikthimit.
Ndërkohë, në anën tjetër edhe Klepto nuk është se ka qenë edhe shumë aktiv në aspektin e prurjeve të reja.
Mesa duket, dyshja kanë vendosur që të bëhen bashkë kësaj here për të shënuar një rikthim të fuqishëm në bashkëpunimet mes anëtarëve të labelit TBA. /Telegrafi/