Reperi i njohur Unikkatili ditë më parë shënoi rikthimin e tij në muzikë me projektin e ri muzikor “A pe sheh”.
Këtë bashkëpunim ai e solli me anëtarët e tjerë të labelit TBA, Milot dhe Don Phenom.
E së fundmi, ai u përfol sërish edhe për një bashkëpunim të mundshëm mes tij dhe reperit Ledri Vula, gjë e cila ende nuk është konfirmuar.
Megjithatë, ajo çfarë dihet deri më tani është fakti se më 10 prill, Unikkatil do të publikojë projektin e tij të radhës.
Bëhet fjalë për një këngë të re solo, dhe këtë gjë e ka konfirmuar vet reperi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.
“Ni send solo me pak me 10 prill. Se pak ftohtë”, ka shkruar reperi në mbishkrimin e fotografisë.
Mesa duket, ai ka vendosur që në 2018-n të rikthehet fuqishëm në tregun muzikor me projekte të shumta. /Telegrafi/