Telegrafi

Unikkatili në kullën e Jasharajve (Foto)

Po vazhdon me aktivitete të ndryshme shënimi i përvjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Shumë personalitete dhe qytetarë po vazhdojnë të vizitojnë kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz të Skënderajt.

Edhe Unikkatil ka publikuar një fotografi prej vizitës së kullës së komandantit legjendar Adem Jashari ndërsa nuk dihet nëse është një foto e bërë së fundi apo kohë më parë, transmeton Telegrafi.

“Te kulla e bacës Adem – LAVDI!!”, ka shkruar reperi shqiptar në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, reperi këngën e fundit e ka sjell në bashkëpunim me 2po2, “Kryt nalt”, i cili është shikuar mbi 3.1 milionë herë në YouTube.

Unikkatil ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor për këtë vit, të cilën do ta publikon gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/