Telegrafi

Unikkatili i kundërpërgjigjet Feros, e shanë ‘live’ në koncert

Duket se tensionet mes reperëve Fero dhe Unikkatil nuk po ndalet.

Ani pse ky i fundit nuk i ka dhënë rast për kundërpërgjigje reperit nga Gjilani, duket se në koncertin e tij të fundit në Zvicër, ai nuk u duruar pa thënë diçka për ata që po e sulmojnë së fundmi.

E kjo u kuptua si një sharje në drejtim të reperit Fero, pasi ky i fundit e ka sharë publikisht dhe është tallur me projektin e tij muzikor më të fundit, “Po eci”.

Foto: Fero/Unikkatil/Instagarm

Në një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, reperi emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka, shanë përgjatë koncertit të tij në Zvicër.

Lexo po ashtu "Eskalon" Fero, publikon 'diss' dhe kërcënon Unikatilin, Getinjon dhe Mozzikun: Nuk ju lëshoj të gjallë asnjërin

Ai madje nuk lë pa përmendur edhe këngën e tij të fundit, “Po eci”, duke u shprehur se nëse kënga i ka pëlqyer publikut, atëherë ai do të sjellë edhe një album me këngë të reja.

(Video pa cenzurë)

Në ato momente, publiku dëgjohet duke “shpërthyer” në ovacione, si shenjë mbështetjeje ndaj reperit që jeton në Amerikë.

Lexo po ashtu Fero i bie pishman për tatuazhet: Pasi lexova hadithet vendosa të mos bëj më - jam penduar te Zoti

Fero në anën tjetër ka publikuar një këngë të re me titull “BMW”, për të cilën ka thënë se është një “diss” ndaj reperëve: Unikkatil, Mozzik dhe Getinjo. /Telegrafi/