Reperi i njohur Unikkatili këtë vit shënoi rikthimin e tij në tregun muzikor me disa projekte.
Muajin e kaluar, ai mbajti gjithashtu një koncert për shqiptarët që jetojnë në Zvicër.
Mijëra fansa ishin aty për të ndjekur nga afër performancën e artistit të tyre të preferuar.
Një koncert gjigant për shqiptarët, reperi ka paralajmëruar se do ta mbajë në muajin gusht.
Ai do të performojë në Durrës, në stadiumin “Niko Kovana” më 4 gusht.
Përndryshe, “Ni milion rrugë” mbetet kënga e fundit që reperi solli për fansat, e cila u pëlqye shumë nga fansat e tij.
Në muajt në vazhdim, ai pritet që të sjell për fansat disa këngë të tjera. /Telegrafi/