Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, duket se do ta mbajë fjalën e dhënë ndaj fansave se sivjet do të jetë më aktivë në muzikë.
Mesa duket përveç projekteve muzikore, ai do të jetë sa më pranë fansave edhe me koncerte.
Burimet për “Prive” kanë bërë të ditur se reperi, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Paloka, do të mbajë këtë verë një koncert në Prizren.
Siç mësohet, Unikkatil do të performojë në inaugurimin e një klubi të ri nate në qytetin në fjalë.
Mesa duket, menaxhmenti i reperit është në bisedime për të organizuar koncerte të ndryshme gjatë verës, jo vetëm në Kosovë, por edhe Shqipëri.
Muaj më parë, ai performoi për fansat e tij shqiptarë në një koncert të mbajtur në një diskotekë shqiptare në Zvicër. /Telegrafi/