Site icon Telegrafi

Unikkatili feston ditëlindjen, plot 36 vite jetë për reperin e njohur

Reperi Viktor Paloka, i njohur për të gjithë si Unikkatili feston sot (e shtunë) ditëlindjen e tij të 36-të.

Plot 36 vite jetë, shumë prej tyre të suksesshme në karrierë i gëzon sot reperi, i cili është një nga më të pëlqyerit në trevat shqiptare.

Tekstet e tij shoqëruan fansat që prej viteve të 90-ta kur fliste për gjenocidin serb në Kosovë dhe trajtimin e padrejtë për të vazhduar me hite që edhe në ditët e sotme zënë një vend të veçantë në hip-hopin shqiptar.

Ndonëse prej vitesh jeton në SHBA, në vitin 2012 ai u gjend në Kosovë pranë fansave, në një mega koncert të mbajtur në stadiumin e Prishtinës.

Në këtë ditë të veçantë, Viktori ka marrë mijëra urime nga familjarët, miqt, dhe fansat e shumtë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version