Ditë më parë reperi i njohur Unikkatili erdhi në Prishtinë në një vizitë të befasishme.
Lajmi u bë i ditur nga një video e publikuar në rrjetet sociale, e cila e shfaqte reperin duke dalë nga aeroporti “Adem Jashari” në Prishtinë.
Por, mesa duket arsyeja e vizitës së tij nuk ka qenë e planifikuar dhe me dëshirën për të parë të afërmit, kjo pasi ka qenë një fatkeqësi që e ka sjell atë këtu.
Prive në kronikën e përjavshme “E vërtetë, e pavërtetë”, ka zbuluar se arsyeja e ardhjes së reperit në Kosovë ka qenë fakti se babai i bashkëshortes së tij ka ndërruar jetë.
I ndjeri u varros të enjten gjatë ditës, teksa Unikkatili ateroi të mërkurën në mbrëmje në aeroportin e Prishtinës.
Gjatë këtyre ditëve, reperi i njohur ka bërë edhe një vizitë te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Ai këtë vit ka qenë shumë aktiv me projekte të reja ,ndërsa ka treguar se gjatë gjithë vitit do të vazhdoj të sjellë këngë të reja. /Telegrafi/