Telegrafi

Unikkatili bëhet bashkë me 2po2 dhe Don Phenom për këngën e re? (Foto)

Reperi i njohur Unikkatil është shumë i pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e tij.

Ai publikon rrallë projekte, por që marrin vëmendjen e madhe dhe pëlqehen shumë nga fansat.

Së fundmi, duket se reperi po përgatitet që së shpejti të sjellë edhe një projekt të ri, kësaj radhe në bashkëpunim.

Ai ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë reperëve 2po2 dhe Don Phenom.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Duke mos shkruar asgjë në përshkrimin e fotografisë, reperi ka lënë dyshime te fansat se bëhet fjalë për një bashkëpunim të ri, i cili do të mbesë befasi.

Se për çfarë bëhet fjalë, kjo mbetet për t’u parë. /Telegrafi/