Telegrafi

Uniformat e stjuardesave që ngjajnë më shumë me veshjet e modeleve të pasarelave (Foto)

Laurence Xu ka i ka dizajnuar uniformat e reja të stjuardesave për Hainan Aerline, që kanë forma shumë të veçanta, të cilat ngjajnë me veshjet e modeleve të pasarelave.

Dizajneri ka kombinuar trendët perëndimore, si dhe materialet tradicionale kineze, që të qepë fustane, të kombinuara me pallto të gjata dhe kapela.

Në anën tjetër, kolegët e tyre kanë kostume më të zakonshme prej dy pjesëve, si dhe një pallto të lëshuar.

Por, uniformat e prezantuara në Javën e Modës në Kinë, u kritikuan si jo të përshtatshme për atë profesion.

“Shërbyesit në aeroplan dhe aeroport duhet të jenë të lirë dhe jo të kufizohen nga veshjet. Këto uniforma, janë ekzagjeruar ” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/