Telegrafi

UNICEF parashikon se India do të prijë me më së shumti lindje pas periudhës së pandemisë

Kur e gjithë bota po përgatitet të festojë nesër Ditën e Nënës, sipas hulumtimeve të UNICEF-it, në Indi pritet të ndodhin 20.1 milionë shtatzëni dhe lindje pas shpërthimit pandemisë së coronavirusit.

Duke paralajmëruar se nënat shtatzëna dhe foshnjat e lindura gjatë shpërthimit të COVID-19 kërcënohen nga “sisteme të tensionuara shëndetësore dhe ndërprerjet në shërbime” në të gjithë botën, agjencia e Kombeve të Bashkuara pretendon se që kjo mund të rrezikojë jetën e nënave dhe të porsalindurve të tyre, transmeton Telegrafi.

Mjekja obstetër, Subhasri Balakrishnan nga Koalicioni për Shëndetin Riprodhues dhe Abortin e Sigurt, tregoi rrezikun që kjo situatë do paraqiste për nënat dhe foshnjat në Indi.

“Një shtatzënë e sëmurë ,e diabet nga Chennai u nxitua në spital për komplikime. Më vonë mësuam se nën bllokimin, ajo po përpiqej të raciononte dozën e saj të insulinës”, rrëfeu mjekja.

Balakrishnan tha se pandemia ndikoi në “mbikëqyrjen e çështjeve të nënave në zonat rurale”, me raportin dhe rishikimin e të gjitha çështjeve para dhe pas lindjes dhe vdekjeve – një praktikë rutinë në rrethana normale – që për momentin është ndaluar.

Sipas hulumtimeve të UNICEF-it, nën hijen e kësaj pandemie do të lindin 116 milionë bebe deri në muajin dhjetor, derisa India do të prijë me numrin më të madh të tyre.

Sfida më e madhe e sistemit shëndetësorë, është që t’ju ndalojë shtatzënave të bien në kontakt me të infektuar, si dhe të kujdesen për to dhe fëmijët pasi të kenë lindur. /Telegrafi/