Dëshironi të bëheni agjent i ndryshimeve në komunitetin tuaj?
Përmes pjesëmarrjes në punëtorinë UPSHIFT ju do të:
- Zhvilloni aftësitë dhe përvojën tuaj profesionale
- Zgjidhni sfida shoqërore dhe kontribuoni në komunitetin tuaj
- Mësoni si t’i zhvilloni, planifikoni, dhe implementoni idetë tuaja
- Shoqëroheni me të rinj tjerë të cilët kanë interesa dhe pasion të përbashkët për të mirën e shoqërisë
- Fitoni deri në 1,000 EUR si mbështetje për t’a realizuar idenë tuaj.
Të drejtë aplikimi kanë:
- Të rinjtë nga Deçani, Dragashi, Gjakova, Mamusha, Malisheva, Peja, Prizreni ose Rahoveci;
- Të rinjtë nga 14 – 24 vjeç;
Të gjitha shpenzimet gjatë tri ditëve të punëtorisë mbulohen nga IPKO Foundation/UNICEF Innovations Lab Kosovo.
Aplikantët e suksesshëm do të punojnë ngushtë me ekipin e IPKO Founadtion përgjatë punëtorisë UPSHIFT, si dhe në fazën e zhvillimit dhe implementimit të projekteve inovative.
Si të aplikoni:
Krijoni një ekip prej 4 – 5 anëtarë dhe plotësoni formën e aplikimit këtu: APPLICATION FORM
Për të ju ndihmuar gjatë procesit të aplikimit, ju lutem na kontaktoni në email: upshift@ipkofoundation.org ose në +383 (0) 49 196 655, +383 (0) 44 816 574.
Afati i fundit për aplikim është data 5 Prill, 2019. /Telegrafi/
Artikull i sponsoruar