Telegrafi

UNESCO shpall konkurs fotografie për liqenin e Ohrit

Portali ‘KultPlus’ njofton se UNESCO ka shpallur konkurs të fotografisë për liqenin e Ohrit, ndërkaq për të qenë pjesmarrës duhet që nëpërmjet rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram, të vendosni hashtag-un #OurLakeOhrid, transmeton Telegrafi.

Dhjetë fotot e përzgjedhura do të vendosen në faqen e projektit të UNESCO-s dhe 5 vendet e para do marrin një paketë dhuratash me siglën e liqenit të Ohrit, kurse kreativiteti dhe kompozimi janë elementet e duhura për të marrë pjesë në këtë konkurs të Fotografisë.

Sipas njoftimit, afati i konkursit do të jetë deri më 7 prill, kurse shpallja e fituesit do të jetë në fund të muajit prill. Për më shumë informacione: http://whc.unesco.org/en/ourlakeohrid-photo-contest./Telegrafi/