Telegrafi

‘Unë u rrita evropian’ – britanikët me lot në sy mbajnë zi për Brexit në Bruksel

Një burrë i moshuar udhëtoi në kryeqytetin belg sepse ai “nuk mund të duronte më qëndrimin  në Mbretërinë e Bashkuar” në ditën e largimit të Britanisë nga BE.

Ndërsa afrohej mesnata në Bruksel kishte një humor shumë më ndryshe.

Flamuri i Unionit ishte ulur tashmë jashtë ndërtesës ku Nigel Farage, kishte dhënë atë që ishte si një fjalim fitoreje, pasi eurodeputetët mbështesin Marrëveshjen e Tërheqjes në fillim të kësaj jave.

Përtej rrugës qirinjtë u ndezën ndërsa një grup u mblodh për “zi” për Brexitin, transmeton Telegrafi.

Kishte lot dhe fjalë emocionale për mënyrën se si ndiheshin. Një i moshuar që kishte udhëtuar për në Bruksel tha: “Nuk mund të duroja të qëndroja në Britani të Madhe sonte”.

“Babai im luftoi në dy luftëra botërore dhe ai më tha të isha evropiane”, tha një grua britanike.

Po ashtu edhe belgët dolën kundër Brexit.

Një belg u tha se ndjehej i trishtuar kur sheh atë se çfarë po ndodhë me Brexit.

“Gjërat mund të bëheshin më mirë”, tha një tjetër qytetar belg në rrugët e kryeqytetit. Mirëpo kështu nuk ishte edhe në vendet tjera, ku shumë qytetarë iu gëzuan daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, dhe festuan deri vonë në rrugë.

Është interesant se daljes së Britanisë nga BE ju gëzuan më së shumti të rinjtë. /Telegrafi/