Kryeministri britanik, Boris Johnson, siç është raportuar gjatë ditës së sotme nga mediat britanike ka rezultuar pozitiv në testin e tij për coronavirus.
Siç ishte bërë e ditur, simptomat e tij janë të buta dhe do të vazhdojë të udhëheqë qeverinë për të luftuar virusin në vend, ka thënë një zëdhënës, përcjell Telegrafi.
Over the last 24 hours I have developed mild symptoms and tested positive for coronavirus.
I am now self-isolating, but I will continue to lead the government’s response via video-conference as we fight this virus.
Together we will beat this. #StayHomeSaveLives pic.twitter.com/9Te6aFP0Ri
— Boris Johnson #StayHomeSaveLives (@BorisJohnson) March 27, 2020
Por ky nuk mbetet e vetmja figurë e lartë britanike që është diagnostikuar me coronavirus.
Kjo pasi që ditë më parë është raportuar se Prince Charles është diagnostikuar po ashtu nga virusi.
Veç këtyre, në pasditen e sotme është konfirmuar se edhe Sekretari i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social, Matt Hancock, është gjithashtu i infektuar.
Ndryshe, numri i vdekjeve nga coronavirusi në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 181 dhe kjo është rritja më e lartë në atë vend që nga fillimi i pandemisë.
Por në një video që po qarkullon, shihet se si kryeministri britanik nuk e kishte marrë “seriozisht” një gjë të tillë, përcjell Telegrafi.
Bëhet fjalë për pamje të regjistruara në fillim të këtij muaji, në të cilat ai këmbënguli që njerëzit do të ishin ‘të kënaqur të dinë’ se virusi nuk do ta ndalonte atë të përshëndeste pacientët në spital me një shtrëngim duarsh. /Telegrafi/