Titani i teknologjisë, Elon Musk, ka bërë një postim të pazakontë drejtuar Taylor Swift, pasi kjo e fundit doli me një deklaratë publike për ta përkrahur Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale.
Taylor Swift e bëri reagimin publik me një fotografi duke pozuar me maçokun e saj, dhe e quajti veten “Zonja me mace, por pa fëmijë”.
Fotografia dhe mbishkrimi i saj ka qenë një thumb ndaj kandidatit republikan për zëvendës-president, J.D. Vance, i cili më parë u tall me gratë që nuk kanë fëmijë, por vetëm mace.
Duke u lidhur me këtë, Elon Musk i cili kryesisht përkrah Trumpin në politikat e tij, bëri një reagim ironik për artisten amerikane.
“Në rregull Taylor … ke fituar… Do të ta bëj një fëmijë dhe do t’i ruajë macet e tua me jetën time”, shkroi miliarderi i teknologjisë në një postim në rrjetin social X.
Kritika e JD Vance për gratë pa fëmijë por me mace të adoptuara pati marrë shumë reagime nga gratë në Amerikë.
Taylor Swift në orët e para të mëngjesit të së enjtes, me të përfunduar debati në Amerikë, doli me një deklaratë publike për ta përkrahur Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale. /Telegrafi/