Telegrafi

”Unë ministër i Zaevit? Ju lutem”

Për herë të parë pas humbjes nga Ramiz Merko në Strugë, Ziadin Sela është prononcuar për Makfax rreth zërave se ai do të emërohet ministër i shëndetësisë, në vend të sekretarit të partisë së tij, Arben Taravari.

Sela është përgjigjur në këtë pyetje, ”Unë ministër i Zaevit?! Ju lutem, e vlerësoj veten si njeri që ka vetërespekt dhe integritet.”

Përndryshe Sela i çoi selam Zaevit se ka kontribuar në përçarje të qytetarëve, pasi ai mbështeti Ramiz Merkon për kryetar të Strugës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe, vendi i ministrit të Shëndetësisë në Maqedoni nuk dihet kush do të jetë pasi Arben Taravari është zgjedhur si kryetar i Komunës së Gostivarit. /Telegrafi/