Telegrafi

“Unë kam një bagazh të madh me gjëra të tij” – Gani Gërmia e kërcënon Bucin në Big Brother VIP Kosova 2?

Foto: Screenshot/YouTube

Gani Gërmia dhe Ylli Dervishi që nga fillimi i këtij Big Brother kanë nisur përplasjet me njëri-tjetrin.

Ata shpesh kanë debatuar e madje në shumë raste kanë sjell edhe gjëra nga jashtë.

Kjo pasi të dy njihen dhe duket se kanë kaluar në disa gjëra meqë i përmendin edhe brenda.

Foto: Screenshot/YouTube

Në ditën e sotme (e diel), ata janë zënë sërish teksa po qëndronin në oborr me banorët e tjerë.

“Unë kam një bagazh të madh me gjërat e tij. Unë do të të largojë ty nga këtu”, i tha Ganiu, Bucit.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo duket si një kërcënim nga ana e prezantuesit, pasi i thotë se di shumë gjëra për të.

“Se kuptoj se çfarë po thotë, sillu andej”, iu drejtua nga ana tjetër Buci.

 

Mbetet të shihet se për çfarë ishte fjala, nëse do të zbulohet në vazhdim. /Telegrafi/