Site icon Telegrafi

“Unë jam një refugjate”, Rita Orës i vendoset pllakatë në shenjë mirënjohjeje në shkollën e saj fillore në Londër

Foto: Rex/CLICK NEWS AND MEDIA

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, i ka bërë një vizitë shkollës së saj fillore në Londër.

Ajo është fotografuar e buzëqeshur pranë një pllakate, e cila është vendosur për nder të saj në murin e shkollës, shkruan The Sun.

Përveç emrit të saj me shkronja të mëdha, në pllakate shkruhet edhe: “Këngëtarja dhe aktorja iku nga lufta në Kosovë dhe studioi këtu pasi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 1991”.

Foto: Rex/CLICK NEWS AND MEDIA

Rita e cila sot është 30 vjeçe ka një karrierë të suksesshme mbarë globale si këngëtare, aktore dhe modele.

Lexo po ashtu Rita Ora duket sensacionale në tapetin e kuq të "ELLE Style Awards" në Spanjë

Ajo shkrepi disa fotografi aty pranë pllakatës në shkollën fillore “St Cuthbert” në Londrën Perëndimore.

Dukja e Rita Orës si adoleshente në shkollën e mesme (Foto: John Clark/22five Publishing)

Anëtarja e jurisë së spektakleve “The Voice Australia” dhe “The Masked Singer” më pas vizitoi shkollën “Sylvia Young Theatre School”, në të cilën përfundoi shkollimin e mesëm.

Rita kohëve të fundit është rikthyer në Mbretërinë e Bashkuar Nga Los Angelesi, për të rifilluar punën si panliste në spektaklin “The masked Singer”.

Foto: Rex/CLICK NEWS AND MEDIA

Ora shquhet si një nga muzikantet më të njohura në botë, e cila numëron plot 13 këngë nga karriera e saj që kanë arritur të jenë gjithmonë në top 10 këngët më të mira në Mbretërinë e Bashkuar – çka është një rekord i një artisteje femër britanike. /Telegrafi/

Foto: Rex/CLICK NEWS AND MEDIA

 

Foto: Rex/CLICK NEWS AND MEDIA
Exit mobile version