Më shumë deklarata janë bërë të ditura nga takimi Trump-Zelensky në Zyrën Ovale.
Raportohet se Trump u ka thënë gazetarëve se është “në mes”, shkruan skynews.
“Unë jam për Ukrainën dhe Rusinë”, tha ai.
“Unë dua ta zgjidh atë”, shtoi Trump.
Ai ka përsëritur gjithashtu thirrjet e tij për Evropën dhe NATO-n që të “rriten”.
Ndërkohë, Zelensky tha se Vladimir Putin “duhet të paguajë” për fillimin e luftës.
Presidenti ukrainas tha gjithashtu se vetëm marrëveshja e mineraleve nuk mjafton për vendin e tij. /Telegrafi/