Barcelona humbi nga Villarreali në një ndeshje të çmendur në shtëpi gjatë fundjavës me rezultat 5-3 dhe kështu uli ndjeshëm gjasat e saj për të fituar kampionatin.
Trajneri i tyre Xavi Hernandez ka thënë pas ndeshjes se ai nuk do të jetë më trajner i katalanasve nga vera.
“Më 30 qershor do të largohem nga klubi. Është një vendim që kemi diskutuar me presidentin, me stafin… Barça ka nevojë për një ndryshim drejtimi”, ka thënë trajneri i Barcelonës pas një tjetër humbjeje.
Kampionia aktuale Barcelona është aktualisht e treta në La Liga dhe dhjetë pikë prapa liderit Real Madridit.
Në deklaratat e mëvonshme, Xavi foli për problemet me të cilat përballet çdo ditë trajneri që drejton Barcelonën dhe presionin e jashtëzakonshëm nga mediat dhe tifozët.
“Ju e vendosni jetën tuaj në linjë çdo ditë. Është mizore dhe e turpshme. Të bëjnë të ndihesh i pavlerë çdo ditë. Pep më tha këtë, Valverde më tha, pashë Luis Enrique të vuante… Është mizore”, kishte thënë Xavi pas vendimit për të dhënë dorëheqjen.
Trajneri dhe eksperti i Man Cityt që shkroi historinë e Barcelonën dhe futbollit botëror me Xavi, Iniesta dhe Messi, Pep Guardiola, komentoi vendimin e ish-lojtarit të tij.
“Ne nuk mund ta krahasojmë presionin në Angli me presionin në Spanjë. Është një mijë herë më e vështirë atje. Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë”, ka thënë Guardiola për mediat angleze.
Barcleona u eliminuan nga Kupa e Mbretit nga Athletic Bilbao në çerekfinale, ndërsa në Ligën e Kampionëve do të përballen me Napolin.
Xavi e ka drejtuar Barcelonën në 122 ndeshje deri më tani. Ai ka 76 fitore, 20 barazime dhe 26 humbje. Me Barcelonën, ai fitoi kampionatin spanjoll dhe Superkupën në vitin 2023. /Telegrafi/