Telegrafi

“Unë dhe Nora jemi bashkë deri në vdekje”, Roberti krenar për bashkëshorten e tij

Foto: Norik Uka

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

Ai ka rrëfyer më të rejat në karrierën e tij, duke thënë se gjithçka po i ecën mirë në fushën e muzikës.

Berisha nuk nguroi të flasë edhe për jetën private, ku ndër të tjerash ka cekur dashurinë e madhe që ka ndaj bashkëshortes së tij, këngëtares Nora Istrefi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Unë dhe Nora do të jemi së bashku deri sa vdekja do të na ndajë. Unë jam krenar dhe e them haptazi që mua më njohin prej Norës, sidomos në Shqipëri. Padyshim që fansat njohin dhe duan më shumë Norën”, ka thënë Roberti.

Në vazhdimin e bisedës, ai ka rrëfyer edhe për punët e shtëpisë, disa prej të cilave ka thënë se i kryen vetë, madje me shumë kënaqësi.

“Me pazarin merrem gjithmonë unë. Nuk e kam problem që t’i ndërroj pampersin vajzës, apo edhe ta laj. Gjithashtu më pëlqen shumë edhe të gatuaj. Pastat i gatuaj gjithmonë unë”, ka treguar ndër të tjerash këngëtari Berisha. /Telegrafi/