Telegrafi

UNDP do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën përmes programeve zhvillimore

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se Qeveria e Kosovës do të bashkëpunojë ngushtë me UNDP-në dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë, me qëllim të realizimit të programeve zhvillimore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.

Ai gjatë një takimi me koordinatoren e UNDP-së, udhëheqëse e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, tha se krahas menaxhimit të pandemisë COVID-19, Qeveria e Kosovës e ka përcaktuar si prioritet edhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.

Ndërsa, Richardson tha se misioni që ajo udhëheq, do të vazhdojë t’i ofrojë edhe më tej përkrahje Kosovës, nëpërmjet programeve të shumta zhvillimore në kuadër të UNDP-së.