Site icon Telegrafi

UNDP shpall konkurs për projekte për menaxhim me rajonet e mbrojtura në Maqedoni

Programi për zhvillim i OKB-së (UNDP) ka hapur konkursin për propozim-projekte për realizimin e projektit ”Përmirësimi i menaxhimit me rajonet e mbrojtura”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Propozimet mund të dorëzohen nga organizatat qytetare dhe komunat, ndërkaq parqet kombëtare dhe rajonet tjera të mbrojtura do të përfshihen në komponentë tjetër.

Projekti parasheh financa për 15 propozime të cilat do të mbështeten me një fond prej 50 deri 100 mijë euro për projekt.

Propozimet duhet që përqëndrohen në aktivitete që promovojnë mbrojtje të natyrës dhe shfrytëzim të burimeve natyrore, duke përmirësuar kushtet për jetë për bashkësitë lokale në rajonet e synuara të përfshihen në projekt./Telegrafi/

Exit mobile version