Site icon Telegrafi

Unazë e buqeta lulesh – dhuratat që Bebe Rexha pranoi për ditëlindje nga vëllai i saj i vetëm, Florenti

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka festuar sot (e enjte) ditëlindjen e saj të 29-të.

Urimet dhe befasitë për të kanë qenë të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

E famshmja Rita Ora, ishte ajo e cila publikoi në InstaStory disa fotografi, ku shfaqej duke u puthur me Beben, ndërsa i uronte asaj ditëlindjen.

Lexo po ashtu Rita Ora e uron me puthje Bebe Rexhën për ditëlindje

Ditëlindjen e saj të 29-të, Bebe Rexha, po e feston me familjarët e saj, të cilët nuk e kanë lëshuar këngëtaren pa dhurata.

Në një video të publikuar në InstaStory, këngëtarja shqiptare ka prezantuar buqetën me lule dhe unazën e argjendtë, që e ka marrë nga vëllai i saj i vogël, Florenti.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Vëllai im më i mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha dukej mjaft e lumtur ndërsa ka pranuar këtë dhuratë të veçantë nga një prej njerëzve të saj më të afërt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version