Site icon Telegrafi

Unazë diamanti, çantë ‘Louis Vuitton’ e byzylyk ‘Cartier’ – dhuratat e shtrenjta të Morenës për ditëlindjen e 29-të

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ditën e sotme (e premte) feston ditëlindjen e 29-të.

Bukuroshja, e ndjekur nga 1.5 milion njerëz në Instagram, me rastin e përvjetorit të lindjes ka marrë urime e dedikime të shumta nga familjarët, miqtë dhe fansat.

Ajo madje ka publikuar edhe disa fotografi duke treguar dhuratat luksoze që pranoi të markës, Louis Vuitton e Cartier.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Siç ka treguar në disa postime të reja, krijuesja e hitit “Femnat” është befasuar me një unazë diamanti, trëndafila, një byzylyk të markës ‘Cartier’ dhe një çantë ‘Louis Vuitton’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Këto duket se kapin vlerën e mijërave eurove, por kjo nuk është diçka e re për Morenën.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Megjithatë, ajo nuk zbuloi se prej kujt i ka marrë këto dhurata të shtrenjta pavarësisht spekulimeve që bëhen shpesh në internet.

Morena duhet theksuar që prej vitesh është zhvendosur në Turqi, atje ku edhe po zhvillon karrierën profesionale.

Morena Taraku (Foto: Instagram)

Ajo po vazhdon të jetë mjaft aktive me projekte muzikore, e së fundmi e përkushtuar edhe në biznesin e ri. /Telegrafi/

Morena Taraku (Foto: Instagram)

 

Morena Taraku (Foto: Instagram)
Exit mobile version