Telegrafi

Unaza prej diamanti që Blero ia dhuroi Afronës në dasmë

Blero dhe Afrona (Foto: Norik Uka)

Këngëtari Blero Muharremi dhe modelja Afrona Dika, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë muajin e kaluar.

Ata organizuan një dasmë madhështore në Shqipëri me plot të ftuar VIP, miq e familjarë të tyre.

Teksa kanë ndarë prej kohësh me fansat e tyre disa imazhe nga dasma, Afrona ka treguar së fundmi edhe unazën e martesës që i ka dhuruar Blero ditën e dasmës.

Modelja ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të unazës prej diamanti, të marrë dhuratë nga dashuria e jetës së saj.

“Do të jetë pjesë e rrugëtimit tim jetësor”, ka shkruar Afrona ndër të tjerash në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Foto: Afrona Dika/Instagram