Kur Ben Affleck i propozoi Jennifer Lopezit për herë të dytë, ai i dhuroi një unazë elegante jeshile të fejuarës së tij.
Sipas raportimeve, unaza ka një diamant jeshil si gur me dy diamante të tjerë të pastër mbi të.
Megjithatë, thashethemet e tjera besojnë se guri i unazës është një smerald.
Unaza e re e fejesës së JLo ka një vlerë prej pesë milionë dollarësh. Publikime të tjera siguruan se kostoja mund të arrijë në 10 milionë dollarë.
Pse unaza e JLO është e gjelbër?
Jennifer Lopez ka një lidhje të veçantë me ngjyrën e gjelbër.
Ajo beson se ngjyra e gjelbër është një simbol i fatit të mirë. Sipas bindjeve të JLo-së, sa herë që ajo vishej jeshile, ndodhnin gjëra pozitive.
Për shembull, dy dekada më parë, Jennifer Lopez veshi një fustan të gjelbër Versace në “Grammy”. JLo beson se ajo u bë ikonë që nga ajo natë.
“Unë gjithmonë them se jeshilja është ngjyra ime me fat”, tha Jennifer Lopez në një intervistë të kaluar.
“E kuptova se ka shumë momente në jetën time ku kanë ndodhur gjëra të mahnitshme kur kam veshur jeshile”.
Jennifer Lopez është një nga yjet më të njohura të muzikës dhe Hollywoodit.
Ajo ka një karrierë tre dekadash në të cilën ka triumfuar në projekte të larmishme.
Me kalimin e viteve, Lopez ka dëshmuar se si aktore, këngëtare, kërcimtare, stiliste, producente televizive apo sipërmarrëse dhe që nga fëmijëria e saj, ajo ka pasur gjithmonë mbështetjen e familjes së saj. /Telegrafi/