Telegrafi

Unai Emery i përgjigjet brutalisht kërkesës së fansit, ai nuk ishte i lumtur me atë çfarë iu kërkua

Janë shfaqur pamjet që tregojnë përgjigjen brutale të trajnerit Unai Emery ndaj një kërkese të tifozëve pas ndeshjes miqësore të  Villarrealit kundër Southamptonit të shtunën.

Ish-trajneri i Arsenalit ishte kthyer në Angli teksa drejtoi skuadrën e tij në St Mary Stadium për t’u përballur me Saints të Ralph Hasenhuttl.

Falë golave ​​të Yeremy Pino dhe Gerard Moreno, skuadra e La Ligës doli fituese me rezultat 2-1. Nënshkrimi i ri i Southampton nga Rangers, Joe Aribo ishte golashënuesi për mikpritësit.

Pas ndeshjes, Emery u pa duke pozuar për foto dhe duke firmosur autografe për tifozët që prisnin jashtë stadiumit.

Por, më pas gjërat u përkeqësuan, përcjell Telegrafi.

Një tifoz i kërkoi Emeryt të thoshte “good ebening”, që i referohej kohës së tij në krye të Arsenalit.

 

Gjatë mbretërimit të tij si trajneri i Topçinjve, Emery shpesh e fillonte çdo intervistë ose konferencë për shtyp me frazën “Good evening” apo “Mirëmbrëma”, por për shkak të theksit të tij tingëllonte sikur po thoshte ‘Good ebening ‘.

Si rezultat i kësaj, ai shpesh e gjente veten si subjekt i talljeve në rrjetet sociale.

Megjithatë, pavarësisht se e fitoi ndeshjen, Emery nuk ishte në disponim për të kënaqur kërkesën e këtij individi që i kërkoi thënien e frazës së famshme.

Në video, fansi u dëgjua duke pyetur: “A mund të thoni “Good ebening”?, ndërsa një tjetër tha: “Unë mendoj se ke bërë shumë mirë në Arsenal…”.

Emery u acarua dhe u përgjigj në mënyrë të egër duke ngritur gishtin e mesit drejt kamerës. /Telegrafi/