Neymar mund të largohet vetëm pas një vit qëndrimi në skuadrën franceze të PSG-së.
Kështu po raportojnë tash e sa kohë mediat botërore, të cilat i referohen edhe pakënaqësive të lojtarit me drejtuesit e klubit francez.
Në konferencën për shtyp para ndeshjes së Ligue 1 kundër Nices, Unai Emery u pyet rreth vazhdimit të Neymarit me PSG-në si dhe mundësinë e transferimin në Real Madrid.
“Mendoj se kam dhënë rreth 30 përgjigje në konferencën për shtyp mbi këtë çështje. Projekti i PSG-së është shumë i fortë me Neymarin”, tha Emery.
Ai më tutje u ka sugjeruar gazetarëve që rreth kësaj çështje të flasin me presidentin e madrilenëve, Florentino Perezin.
“Neymar në Real Madrid? Nuk e di, pyesni Florentinon (Perez)”, u tha gazetarëve trajneri spanjoll i kampionit francez.
Ndryshe, Neymar aktualisht është duke u shëruar pas një vetë lëndimi gjatë derbit mr Marseillen. /Telegrafi/