Telegrafi

Umtiti: Messi është tjetër lojtar me Argjentinën, për dallim nga ai me Barçën

Umtiti dhe Messi

Lionel Messi nuk mund të pritet të bëjë shfaqjet e tij të Barcelonës në një strukturë shumë ndryshe me Argjentinën, ka thënë bashkëlojtari i tij i klubit, Samuel Umtiti.

Argjentina kaloi me vështirësi Grupin D në Kupën e Botës “Rusia 2018” dhe ky kalim erdhi vetëm në minutat e fundit ndaj Nigerisë, gjë që nxiti kritika të mëdha te gjithë ekipi, e në veçanti Messin.

Por Umtiti, si shumë të tjerë, mendon se Messi nuk mund të frymëzojë një ekip të pafavorshëm, ndërkohë që ai beson se stili i lojës te Argjentina ndryshon shumë me atë nga Barça.

Të dy yjet e Camp Nout do të luajnë mes vete të shtunën mbrëma kur Argjentina do të përballet me Francën në 16-tën e finales.

Messi shënoi një gol të bukur ndaj Nigerisë (Getty Images)

“[Messi] është ndryshe, ai nuk mund të luajë në të njëjtën mënyrë me Argjentinën sikurse me Barcelonën”, ka thënë fillimisht Umtiti për gazetarët.

“Ai nuk ka lojtarë të njëjtë aty, edhe pse në Argjentinë ka lojtarë shumë të mirë. Me Barcelonën është krejtësisht ndryshe, është një stil tjetër i lojës”.

“Unë ende mendoj se ai i shpëtoi ata disa herë, kur ata ishin shumë afër humbjes, shpesh ai ishte atje, kështu që ju duhet të shqetësoheni për Leon”.

“Argjentinasit janë të ashpër me të, e kuptoj për të gjitha cilësitë e tij, por ai nuk mund të bëjë gjithçka vetë”, përfundoi mbrojtësi francez. /Telegrafi/