Site icon Telegrafi

Umtiti: Jemi shumë të vegjël para Messit!

Mbrojtësi i kombëtares franceze Samuel Umtiti ka treguar se sa i mirë është pleshti argjentinas në stërvitjen e blaugranëve.

Sipas Umtiti, i cili këtë vit nënshkroi me gjigantët e Spanjës, Messi është lojtari më i mirë i botës dhe gjërat që ai bën në stërvitje janë shpesh të pashpjegueshme.

“Messi është më i mirë nga sa e keni parë në ndeshje, në stërvitje ai na lë të gjithëve gojëhapur, ndonjëherë jemi si drunj përpara tij, na driblon të gjithëve dhe shënon” tha Umtiti.

Mbrojtësi francez gjithashtu kritikoi lojën “tiki-taka” të Pep Guardiolës.

“U thoja gjithnjë miqve të mi, e dashuroj Barcelonën, por 10 vite me tiki-taka janë bërë të mërzitshme, por me Luis Enriken, sistemi ka ndryshuar, jemi më shumë një skuadër kundra sulmuese” u shpreh 23-vjeçari. /Telegrafi/

Exit mobile version