Telegrafi

Umtiti: Dembele do të mbulojë hapësirën e Neymar

Transferimi i ri, Ousmane Dembele, do të mbushë hapësirën e lënë bosh nga Neymar, thotë mbrojtësi Samuel Umtiti.

Dyshja tashmë janë kolegë në kombëtaren e Francës dhe tash po bashkohen edhe në Camp Nou.

Dembele kompletoi ditë më parë transferimin në vlerë prej 145 milionë eurosh në Camp Nou dhe Umtiti ka mendime të mira për të.

“Unë jam vërtet i lumtur që ai po na bashkohet sepse ai është tipi i lojtarit i cili na ka munguar që prej largimit të Neymarit”.

“Ai është lojtar i cili ka talent dhe ka forcën për të na ndihmuar për të fituar tituj. Mezi pres ta shoh atë. Ai është lojtar që do ta tregojë talentin në ekipin tonë dhe në kampionatin tonë”, deklaroi Umtiti.

/Telegrafi/