Telegrafi

Umtiti afër kalimit te Newcastle

Newcastle United po tenton të transferojë Samuel Umtitin nga Barcelona në afatin e janarit.

Sipas asaj që raporton The Sun, skuadra angleze po shikon për transferime të reja, andaj francezi është i pari në listë.

The Magpies e dinë se për të mbijetuar në Ligën Premier, do u duhet prurje të reja dhe lojtarë cilësor.

Umtiti ka kohë që nuk është në planet e Barcelonës, me këta të fundit që duan ta shesin sa më parë.

Mbrojtësi do të kishte një pagë edhe më të lartë se te skuadra katalunase, vetëm që të kalojë në St. James Park.

Bisedimet mes të dyja palëve kanë filluar dhe së shpejti pritet që të ketë marrëveshje mes të trija palëve. /Telegrafi/