Telegrafi

Umar Sadiq huazohet te Torino

Roma e ka huazuar sulmuesin Umar Sadiq te Torino me opsionin e blerjes.

20-vjeçari ishte i huazuar te Bologna në sezonin e kaluar, ku luajti vetëm në shtatë ndeshje.

“Klubi mund të konfirmojë arritjen e marrëveshjes me Torinon për huazimin e sulmuesit Sadiq Umar”.

“Sadiq i bashkohet Torinos në një marrëveshje të përkohshme, e cila zgjat deri më 30 qershor 2018. Si pjesë e marrëveshjes, Torino e ka opsionin e blerjes për një çmim të caktuar për të cilin jemi marrë vesh”.

“Në këtë rast (nëse ndodh transferimi i përhershëm), Roma e ka ruajtur edhe kundër-opsionin për të rinënshkruar me lojtarin”, thuhet në njoftimin e Romës.

Sadiq iu bashkua skuadrës Primavera të Giallorossëve në vitin 2015 nga Spezia. /Telegrafi/