Telegrafi

I ulur në shkallët e palestrës dhe duke bërë punime me grep – kampioni olimpik bëhet sensacion në rrjetet sociale

Sportisti britanik Tom Daley është bërë viral me gjestin e tij gjatë një gare në Lojërat Olimpike.

Teksa po shijonte garën e femrave në stilin e zhytjes, Daley ishte ulur në tribunë duke thurur punime me grep.

Në pamjet e postuara në internet, shihet se si sportisti 27-vjeçar nuk e prish terezinë e tij dhe vazhdon i qetë punën e tij.

“Asgjë për të parë këtu, vetëm Tom Daley duke bërë punime me grep”, thuhet në shkrimin e faqes Team GB.

Është mësuar se ai këtë punim e bënë për të futur më pas medaljet e tij në një çantë të vogël, duke i ruajtur më mirë shpërblimet e fituara. /Telegrafi/