Anësori brazilian, Malcom, mund të largohet nga Zenit Saint Petersburg, për shkak të abuzimeve raciste nga tifozët ultras të klubit rus.
Ria Novosti bën të ditur se lojtari i ri, i cili i kushtoi Zenitit 40 milionë euro, mund të largohet që në afatin kalimtar të janarit.
Kjo për faktin se në debutimin e tij kundër Krasnodarit, një grup tifozësh kishin shpalosur një baner racist kundër tij.
“Faleminderit udhëheqësve tanë që u kanë qëndruar besnikë traditave tona”, shkruante në baner, që në fakt ishte mesazh ironik për politikën e Zenitit për të mos transferuar lojtarë me ngjyrë.
“Zeniti mund ta shesë Malcomin në janar për shkak të problemeve me racizmin. Tifozët nuk e kanë pranuar”, ka shkruar gazeta.
Lojtarët me ngjyrë shpesh kanë qenë pre e abuzimeve raciste në stadiumet ruse. /Telegrafi/