Tifozët ultras të Milanit u takuan gjatë të shtunës me portierin Gianluigi Donnarumma dhe kërkuan që ai të mos luajë në ndeshjen ndaj Juventusit nëse nuk nënshkruan një kontratë të re me klubin kuqezi.
Situata është gjithnjë e më e tensionuar midis portierit dhe tifozëve, pasi ai ende nuk i është përgjigjur propozimit të kontratës përfundimtare nga klubi.
Marrëveshja e tij do të skadojë më 30 qershor, kështu që ai do të jetë një agjent i lirë dhe është raportuar se ai është në bisedime për t’u bashkuar me Juventusin.
Sipas Sky Sport Italia, një grup ultrasish kanë vizituar terrenin stërvitor të Milanellos pasditen e së shtunës, vetëm disa orë para ndeshjes së Serie A me Beneventon.
According to Sky Milan ultras asked for a meeting with Donnarumma today. Even though he said no to the meeting because of the laws Gigio met the fans who threw harsh words on him and even asked him to not play against Juve if he hadn't renewed by the match time next week.
— Siavoush Fallahi (@SiavoushF) May 1, 2021
Ata kërkuan një takim me portierin, takim të cilin klubi e kishte refuzuar fillimisht, por Donnarumma doli gjithsesi për të folur me ta.
Raporti thotë se ata i thanë Donnarummas se nëse ai nuk nënshkruan një kontratë të re gjatë javës së ardhshme, ai nuk duhet të marrë pjesë në përballjen e së dielës me Juventusin. /Telegrafi/
A group of Milan fans in front of Milanello have asked Donnarumma to no play the game against Juventus if he doesn’t sign a new deal with Milan by Saturday [Sky]
— Milan Eye (@MilanEye) May 1, 2021