Site icon Telegrafi

Ultrasit e Interit: Icardi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë kapiteni ynë!

Tifozët ultras të Interit kanë lëshuar një komunikatë, përmes të cilës bëjnë të ditur se Mauro Icardin nuk e konsiderojnë kapiten të tyre.

E gjitha ka nisur pas përmbajtjes kundërthënëse në librin autobiografik të sulmuesit argjentinas, në të cilin kishte përmendur një zënkë me mbështetësit e Nerazzurrëve.

Sipas ultrasve zikaltër, ai nuk është kapiten i tyre “as tash e as kurrë”, mirëpo ata do të vazhdojnë ta mbështesin klubin. Komunikata nis me sqarimet se në librin e Icardit janë thënë shumë të pavërteta.

Lexo po ashtu Interi e gjen zëvendësuesin e Icardit në Angli

“Për ne si çdokush tjetër – shpresojmë se – kapiteni i Internazionale duhet të jetë simbol. Eksperiencë, karizëm, përulësi, integritet, inteligjencë… Picchi – Facchetti – Mazzola – Bergomi – Zanetti. Kryesisht e kundërta e asaj që përfaqëson Icardi”.

“Edhe pse nuk na takon neve të vendosim, besojmë se një klub si Interi nuk duhet ta lë dikë si Icardi të mbajë shiritin e kapitenit. Jo pse këtë e thotë Curva, por për shkak të etikës dhe respektit”.

“Icardi është një kapitull i mbyllur, nuk duam të flasim më për këtë temë. AI NUK ËSHTË KAPITENI YNË. NUK ËSHTË TASH DHE NUK DO TË JETË KURRË”, thuhet mes tjerash në kumtesë. /Telegrafi/

Exit mobile version