Tifozët e zjarrtë të Interit (ultrasit), kanë lëshuar një deklaratë ku thonë se Mauro Icardi duhet të largohet nga klubi.
Trajneri i Interit, Luciano Spalletti e konfirmoi se Icardi do të rikthehet kundër Genoa të mërkurën, por Curva Nord e ka bërë të qartë se sulmuesi nuk është i mirëpritur në San Siro.
“Pas një takimi të brendshëm, të gjitha grupet e Curva Nord vendosën njëzëri se sjellja e Nerazzurrit me nr. 9 nuk duhet të tolerohet më”.
“Nord beson se Icardi ka treguar se ai nuk posedon karakterin e nevojshëm, jo vetëm për shiritin e kapitenit, por edhe për dhomat e zhveshjes që të jenë të bashkuar”.
“Ftojmë klubin e Interit që të marrë masat e duhura për të larguar nga grupi Icardin, pasi pjesa tjetër e ekipit duket qartë se nuk e ka ndër mend që të ndajë të ardhmen dhe të tashmen me të”.
“Për ne, vlera e ekipit duhet të vijë përpara personaliteteve dhe atyre që duan të përqendrohen në mediat.
“Prandaj, pozicioni i Nordit është se Icardi nuk është më pjesë e Interit dhe, që tani, do të trajtohet në përputhje me rrethanat”.
“Edhe nëse rrezikojmë të humbin sezonin, Icardi duhet të zhduket. Përpara me interistët”, thuhet në njoftimin e tifozëve.
Lojtari ka pasur shumë shpesh probleme me tifozët, më i madhi ishte, kur në librin e tij, i kishte ofenduar ata, pjesë që u largua pastaj nga libri. /Telegrafi/