Telegrafi

Ultimatum për Joshuan: Deri në fund të janarit duhet të arrijë marrëveshje me kundërshtarin e radhës

Anthony Joshua (Foto: Richard Heathcote/Getty Images/Guliver)

Anthony joshua është në preson të kohës, pasi ka një ultimatum për përballjen me Kubrat Pulevin.

Mediat në Angli raportojnë se kampioni i WBA, WBO, IBF dhe IBO, duhet të arrijë marrëveshje me kundërshtarin e tij deri në fund të këtij muaji.

Ende nuk është caktuar se kur do të hip Joshua në ring, por që shumë shpejtë pritet ta mësojmë.

Britaniku e mposhti Andy Ruizin më 7 dhjetor të vitit të kaluar, për t’i rikthyer kështu titujt në brezin e tij, mirëpo tani e ka të detyrueshme të përballet me Pulevin, ose ndryshe e humbet titullin IBF.

Lexo po ashtu Anthony Joshua flet hapur për luftën me ankthin dhe presionin gjatë hyrjes në ring

“Deri më 31 janar do të jenë negociatat e hapura mes kampit të Joshuas dhe atij të Pulevit, në shkurt nuk pranohet asnjë marrëveshje”, thuhet në komunikatën e zyrtarëve të IBF-s.

Kështu, britaniku duhet të shpejtojë dhe të arrijë një marrëveshje me Pulevin për datën dhe vendin e ballafaqimit. /Telegrafi/