Telegrafi

BE ultimatum Beogradit deri të dielën, për marrëveshjen e telekomit me Prishtinën

Bashkimi Evropian i ka dhënë ultimatum palës serbe që të deklarohet nëse e pranon apo jo propozim marrëveshjen për telekomunikacionin me Kosovën, të arritur në Bruksel.

Kështu ka shkruar gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, sipas së cilës shteti serb duhet të heqë dorë nga pasuria e Telekomit, “në krahinën tonë jugore dhe që shqiptarëve tu lihet çdo gjë që është investuar gjatë kohës”.

Në anën tjetër kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq është shprehur se vendi ti tij do të marrë vendim, i cili përputhet me interesin e shtetit, por ka pranuar se refuzimi i kësaj marrëveshje do të ndikojë në integrimet evropiane të Serbisë.

“Nëse refuzojmë, nuk do të na i hapin negociatat”, është shprehur Vuçiq.