Telegrafi

Ulqini pret turistët kosovarë, kryetari Nrekiq thotë se nuk kanë raste me coronavirus

Këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19, çdo gjë sa i përket turizmit është vonuar.

Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, tha se në Ulqin nuk ka të infektuar dhe ata po i përmbahen masave që janë marra nga qeveria qendrore e Malit të Zi.

“Me masat e reja ne mund të presim 100 mijë turistë. Ne i ftojmë turistët kosovarë që të na vizitojnë, ne kemi marrë të gjitha masat dhe për të ruajtur distancën”, tha ai sot në RTK.

Sipas tij Ulqini dhe Mali i Zi varet nga turizmi. “Nga nesër do të fillojnë të punojnë të gjitha në Mal të Zi. Ne presim të hapen kufijtë, kosovarët janë të mirëseardhur, ata vijnë në  shtëpinë e tyre”, tha ai.