Telegrafi

Ulqini në përkrahje të Nik Gjeloshajt: Qeveria malazeze po e diskriminon Tuzin dhe Malësinë

Kryetari i Asamblesë komunale të Ulqinit, Ilir Capuni i ka dhënë përkrahje kryetarit të Tuzit, Nik Gjeloshajt.

Capuni së bashku me disa qytetarë kanë arritur në Tuz teksa ka mbajtur një fjalim të shkurtër para mediave.

Ai ndër të tjerash pohoi se qytetarët e Tuzit dhe Malesisë nuk duhet të diskriminohen, raporton vijesti.me.

“Masat epidemiologjike u miratuan pa u konsultuar me qytetarët dhe udhëheqjen e Komunës së Tuzit. Edhe pse ata janë në zonën e gjelbër kur bëhet fjalë për statusin epidemiologjik. Edhe pse qytetarët e Tuzit kanë treguar pjekuri ekstreme në respektimin e masave”, tha Capuni.

Lexo po ashtu Pas ngjarjeve në Tuz, reagon qeveria malazeze: Jemi të gatshëm të takohemi me Gjeloshajn

Kujtojmë se këtë mëngjes, pak para orës 9, policia erdhi në Tuz për të mbyllur objektet e hotelierisë. Gjeloshaj akuzoi qeverinë për një vendim politik dhe “hakmarrje për shfaqjen e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë në ndërtesën e komunës”.

Lexo po ashtu Gjeloshaj: Krivokapiq po na hakmerret shkaku i flamurit të Kosovës

Ndryshe, Gjeloshaj do të takohet gjatë ditës së sotme me kryeministrin, Zdravko Krivokapiq si zëvendësin e tij, Dritan Abazoviq. /Telegrafi/