Telegrafi

Ulpiana për Kuvendin Zgjedhor në FFK: Konfirmojmë delegatët që ishin, nuk pranojmë ndërhyrje në politikat e klubit

Foto: KF Ulpiana/Facebook

Ulpiana ka dalë me një njoftim rreth Kuvendit Zgjedhor që pritet të mbahet në muajin e ardhshëm në FFK.

Klubi nga BKT Superliga e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë janë përcaktuar për delegatët e tyre që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë ndërhyrje në politikat e klubit.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Ulpianës (pa ndërhyrje):

KOMUNIKATË

KF ULPIANA 1926, njofton edhe njehere organet e FFK-se, se klubi qysh ne fillim te sezones 2021/2022, se ka dy DELEGAT te cilet do ta perfaqesojn KF ULPIANA 1926, ne te gjitha aktivitetet dhe Kuvendet zgjedhore qe do te mbahen nga FFK-ja, apo dhe vete klubi yne.

DELEGATET jane: Enver DURIQI dhe Ylli JASHARI per KUVENDIN zgjedhor qe do te mbahet nga FFK-ja, me date 06.04.2022.

Klubi njofton opinonin dhe te gjithe palet e ineresuara se nuk mundet askush te nderhyje ne politikat e KF ULPIANA 1926, nga Lipjani.

Me respekt

Kryesia e KF ULPIANA 1926

Lipjan. /Telegrafi/