Ulpiana ka dalë me një njoftim rreth Kuvendit Zgjedhor që pritet të mbahet në muajin e ardhshëm në FFK.
Klubi nga BKT Superliga e Kosovës ka bërë të ditur se tashmë janë përcaktuar për delegatët e tyre që do të marrin pjesë në procesin zgjedhor, duke paralajmëruar se nuk do të lejojnë ndërhyrje në politikat e klubit.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë të Ulpianës (pa ndërhyrje):
KOMUNIKATË
KF ULPIANA 1926, njofton edhe njehere organet e FFK-se, se klubi qysh ne fillim te sezones 2021/2022, se ka dy DELEGAT te cilet do ta perfaqesojn KF ULPIANA 1926, ne te gjitha aktivitetet dhe Kuvendet zgjedhore qe do te mbahen nga FFK-ja, apo dhe vete klubi yne.
DELEGATET jane: Enver DURIQI dhe Ylli JASHARI per KUVENDIN zgjedhor qe do te mbahet nga FFK-ja, me date 06.04.2022.
Klubi njofton opinonin dhe te gjithe palet e ineresuara se nuk mundet askush te nderhyje ne politikat e KF ULPIANA 1926, nga Lipjani.
Me respekt
Kryesia e KF ULPIANA 1926
Lipjan. /Telegrafi/