Site icon Telegrafi

Ulpiana dhe Feronikeli ndajnë pikët

Ulpiana dhe Feronikeli kanë luajtur pa gola në kuadër të xhiros së 17-të në BKT Superligë.

Dy skuadrat nga pjesa e poshtme e tabelës zhvilluan një lojë të mirë në Lipjan, por pa arritur të shënonin gola.

Kësisoj 90 minutat e këtij dueli përfunduan ashtu siç filluan, me rezultat të barabartë 0-0.

Vendasit patën më shumë nga loja dhe ishin më kërkues, por portieri Florian Smakiqi i mysafirëve bëri pritje të mira duke i siguruar një pikë ekipit të tij.

Me këtë pikë të fituar, Ulpiana zë vendin e tetë në tabelë me 18 pikë, derisa Feronikeli mbetet në vendin e fundit me 11 pikë.

Në javën e ardhshme Ulpiana luan në udhëtim te Drita, derisa Nikli pret Drenicën. /Telegrafi/

Exit mobile version